Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Berisha deklaroi se Rama i kërkoi dorëheqjen, ministri Vengu i përgjigjet: Ja si qëndron e vërteta
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka dhënë një deklaratë për mediat pas prezantimit të buxhetit për 2026 nga kryesia e Kuvendit. Vëngu i është përgjigjur pyetjes nëse janë të vërteta deklaratat e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, të thëna në media, ku sipas tij, kreu i qeverisë, Edi Rama, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit. “Nuk më shokojnë aspak delire të kësaj natyre. Jam i ambientuar me rrëfime të tilla, të cilat i marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha, i cili nuk ka frikë nga ushtrimi i drejtuesit të opozitës shqiptare për të ushtruar kërcënime dhe trysni nga më të ndryshmet, sidomos për dikastere, siç janë dikastere të natyrës së sigurisë kombëtare. Nuk janë fare të vërteta. Ti përbahemi projekt-buxhetit.”– tha Vëngu.