Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Aksidenti me dy viktima në Zall Bastar, policia: Makina ka rënë në humnerë
Policia e Tiranës ka dalë me reagimin zyrtar për aksidentin e rëndë që është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në zonën e Zall Bastarit. Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 14:10, ku makina në të cilën udhëtonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë.Lexo edhe :Related Posts “Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë. Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas. Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./vizionplus.tv