Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Aksident tragjik në Zall Bastar, makina bie në greminë, dy të vdekur
Dy persona kanë humbure jetën në një aksident tragjik këtë mesditë në Zall-Bastar. Mësohet se mjeti që po udhëtonin ka rënë në greminë pasi ka humbur kontrollin. “Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë. Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas”, njofton policia. Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Top Channel