Gjin Gjoni: Veriu po diskriminohet totalisht nga buxheti

Gjin Gjoni: Veriu po diskriminohet totalisht nga buxheti

Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm është i përqendruar në Shqipërinë e mesme dhe jugore, duke lënë në harresë të plotë dhe duke diskriminuar veriun e vendit. Kjo ka qenë akuza e fortë e bërë gjatë një diskutimi në komisionin parlamentar nga deputeti i PD Gjin Gjoni i cili theksoi se qarku i Lezhës është një pasqyrë e qartë e kësaj qasjeje. Sipas ligjvënësit, në të gjithë qarkun janë parashikuar vetëm dy investime në ujësjellës, ndërsa probleme madhore që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe ekonominë lokale janë injoruar plotësisht. Një prej çështjeve më flagrante të ngritura ishte ajo e aksit rrugor Milot-Lezhë, i cilësuar si një “gangrenë” për banorët dhe vizitorët. Gjatë sezonit veror, për të përshkuar një distancë prej vetëm 22 kilometrash,...