Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
BIRN: Belinda Balluku i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, që mban dhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk u paraqit të mërkurën në komisionet parlamentare për të prezantuar projektbuxhetin për vitin 2026, pavarësisht se Rregullorja e Kuvendit detyron praninë e ministrave në raportim. Që nga marrja e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, me akuzën e “Shkeljes së barazizë në tendera” në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, Balluku ka shmangur përballjen në Kuvend me opozitën, ndërsa vijon të qëndrojë në detyrë. Prezantimi i projektbuxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës ishte në axhendën e Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, por në vend të Ballukut ishin paraqitur dy zëvendësministra, gjë që u kundërshtua me forcë nga deputetët e opozitës. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha...