Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Balluku i fshihet Kuvendit”, Bardhi ‘shpërthen’: Ikën në drejtim të paditur sepse e di çfarë ka bërë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas mungesës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në komisionet parlamentare, ku pritej të prezantonte projektbuxhetin për vitin 2026. Në një prononcim për mediat, Bardhi akuzoi Ballukun se i është shmangur raportimit në Kuvend në kundërshtim me Rregulloren dhe “ka iku në drejtim të paditur” pasi është e ndërgjegjshme se ka shkelur ligjin. “Ju e dini, kategoria e njerëzve që i fshihen apo shkojnë në drejtim të paditur siç ka iku zonja, është kategoria e atyre që janë të ndërgjegjshëm që kanë shkelur ligjin. Vetëm një person që ka shkelur ligjin i fshihet Kuvendit, njëri që nuk e ka shkelur do duhet të vijë në komision”, tha Bardhi. Bardhi:...