Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
KS Burreli akuza televizionit për racizëm: Arnold Siaw është pjesë e familjes sonë, drejtuesit e emisionit të kërkojnë falje
Klub Sport Burreli ka reaguar mbi një ngjarje të pahijshme të ndodhur së fundmi në emisionin e sportit “Supergol” në “RTSH” të drejtuar nga moderatorja Hygerta Sako. Teksa lojtari i Burrelit, Arnold Siaw, po priste në lidhje direkte pas ndeshjes ndaj Pogradecit ( fituar 2-0 nga Burreli), ku ai ishte autori i një goli, Sako si dhe të ftuarit në emision qeshën me emrin e lojtarit. Tani, Burreli ka reaguar duke i cilësuar komentet si të “papërshtatshme” dhe me “nuanca raciste”. Ndërkohë që Gerd Haxhiu, një nga të ftuarit shkon më tej duke thënë: ‘Falenderojmë RTSH-në që në fund na e zbuloi, se dukej si personazh që nuk donte të shprehej.’ Moderatorja Sako, mes të qeshurash ‘me lot’, u mundua të frenonte Haxhiun, por gjithçka ishte e qartë. Në fund Sako tha se ‘LED-i nuk punonte’, fjalë këto që kanë...