Paradoksi i famës: Kur ëndrra për t’u njohur bëhet “kupë me helm”

Paradoksi i famës: Kur ëndrra për t’u njohur bëhet “kupë me helm”

Në shumë kultura, fama është përshkruar si një “kupë me helm”. Në fillim të deh, të ngroh, të bën të ndihesh i pavdekshëm. Por çdo gllënjkë më shumë që pi, të çon më afër helmit që ajo fsheh brenda Fama ka ekzistuar që në fillimet e qytetërimit. Shkrimtarët e lashtë, poetët dhe filozofët e dinin që ajo ishte një forcë e rrezikshme – joshëse, por edhe e frikshme. Romakët e quanin Fama dhe e përfytyronin si një grua me krahë që përhapej me shpejtësinë e erës, mbartëse e lajmeve, thashethemeve dhe legjendave. Në mitologjinë greke, Hesiodi e përshkruante si një krijesë të keqe, e kollajtë për t’u ngjallur, por e pamundur për t’u ndalur. Një herë që ajo ngrihej në ajër, askush nuk mund ta...