Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Besnik Mustafaj: Ti erdhe, kur s’të prisja erdhe
Ti erdhe, kur s’të prisja erdhe. Gjatë mungesës tënde munda të bëhem Eol,Të gjitha erërat i mblodha në kacek,i mbylla mirë.Tani është prill, bota ëndërron gjelbërim.Pranvera dhe vera dhe shumë vite të ardhmeS’do të kishin më shtrëngata,Deti do të qe i qetë e i bukur për njerëzit,Qielli i kaltër dhe tërë vendi me lule,Vjeshta do të vinte jo me gjethe të verdha,me çelje sythesh të rinj do të vinte. Gjatë mungesës tënde, aq e gjatë kjo mungesë,U bëra Odise, i munda sirenat e tmerrshmeDhe Çirçen e bukurE detyrova t’i kthente në njerëz sërishTë gjithë udhëtarët e mjerë, derra tashmëTë nisur prej vitesh dhe pa mbërritur kurrëte gratë e tyre të dashura. Gjatë mungesës tënde, aq e gjatë kjo mungesëUnë arrita shumë, veç kryesoren jo:harrimin për...