“Përse opozita hesht përballë puçit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë dhe vjedhjen e votave për Gjykatësit Kushtetues!”

“Përse opozita hesht përballë puçit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë dhe vjedhjen e votave për Gjykatësit Kushtetues!”

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka kritikuar sot heshtjen e opozitës përballë manipulimit të procesit të votimit në Gjykatën e Lartë për një vend në Gjykatën Kushtetuese. Duke iu referuar raportimit të Top Channel ku u hodh dritë me fakte se si kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi e “pilotoi” Asim Vokshin për në Kushtetuese, Petrit Vasili thotë se vjedhja e dhunshme e votës që ndodhi në Gjykatën e Lartë ishte më keq edhe se vjedhja e votave në 11 Maj. Statusi i Vasilit: Nje skandal me dimensionet e plota te puçit shteteror eshte konsumuar gjate procesit te zgjedhjeve per gjykatesit kushtetues si dhe rotacionin e manipuluar, te paligjshem dhe antikushtetues ne Gjykaten Kushtetuese, qe ju kundervu hapur Komisionit te Venecias...