Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Publikohen pamjet e atentatit të Rinasit, autorët qëllojnë me ‘tre nivele’
Janë publikuar pamjet e atentatit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani. Pamjet janë bërë publike nga “Shtegu”, ku shihet momenti kur mjeti ‘Benz’ i ndaluar pranë rreth rrotullimit të aeroportit të Rinasit. Një person afrohet te xhami i pasagjerit dhe qëllon me armë, dhe sapo largohet, breshëri plumbash zbrazet mbi makinën e bardhi, nga një distancë jo shumë e largët. Pamjet tregojnë se ndaj automjetit është qëlluar në tre momente të ndryshme. Autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të objektivit...