Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Skandali në Llogara”/ Debate në mbledhje, deputeti Këlliçi: Balluku është e pandehur, duhet të vijë të japë llogari
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore, kërkoi respektimin e rregullores së Kuvendit, duke theksuar se vetëm ministrja e Infrastrukturës ka të drejtë të relatojë për projektbuxhetin në komision. Ai u shpreh se përfaqësimi nga zëvendësministra apo zyrtarë të tjerë është në kundërshtim me nenin 80 të rregullores, ndërsa kujtoi se Belinda Balluku është tashmë me statusin e të pandehurës nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë. “Kuvendi duhet të zbatojë rregullat dhe transparencën, sidomos kur bëhet fjalë për një zyrtare të akuzuar për korrupsion”, u shpreh Këlliçi. Belind Këlliçi: Në nenin 80, pika 1 e rregullores së Kuvendit, është e shkruar e zezë mbi të bardhë. Në përputhje me kalendarin e punimeve, sipas nenit 79 pika 2 e...