Atentati në Rinas, Berisha: Rama i ka kërkuar dorëheqjen Vengut, por ai nuk i’a fishkëllen

Atentati në Rinas, Berisha: Rama i ka kërkuar dorëheqjen Vengut, por ai nuk i’a fishkëllen

Kreu i PD-së, Sali Berisha, teksa komentoi atentatin mafioz në Rinas ditën e djeshme ku mbeti i vrarë Gilmando Dani (mik dhe krahu i djathë i Emiljano Shullazit) dhe u plagosur, efektivi i AMP, Muçi Shaljani alias Sheqeri, u shpreh se do kërkojë dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ministres së Brendshme Albana Koçiu. Por theksoi Berisha, “Pirro Vengut ia ka kërkuar dorëheqjen edhe vetë Edi Rama, por ai nuk ia fishkëllen”. Gjithashtu, kryedemokrati u shpreh se do kërkohet largimi i ministres Koçiu duke shtuar se “mënyra se si reagon dhe sillet e bën përgjegjëse për të gjithë këto dështime që ndodhin”. Sali Berisha: Sigurisht që, opozita do kërkojë, por dorëheqjen Pirro Vengut ia ka kërkuar edhe vetë Edi Rama. Por Pirro Vengu...