Aksident i rëndë në Zall-Bastar, makina bie në humnerë, dyshohet për viktima

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, makina bie në humnerë, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Zall-Bastar. Raportohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë. Dyshohet se nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona, ndërsa në vendgjarje kanë shkuar forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja, që po punojnë për nxjerrjen e trupave. Ende nuk dihet identiteti i viktimave dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.