Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Juventusi “hedh grepat” për Maignan. “Joshje” franceze, ja si Comolli mund ta bindë portierin e Milanit
12 Nëntor 2025 14:26 Alfred Lleshi Në ditën e emërimit të tij si administrator i Juventusit, Damien Comolli theksoi se klubi nuk mund të shpenzojë pa kufi, por do të veprojë me kujdes financiar. Për këtë arsye, bardhezinjtë po kërkojnë afrime me kosto të ulët, ose me parametër zero, si rasti i Jonathan David. Tashmë ka vënë në shënjestër Mike Maignan të Milanit dhe Zeki Çelik të Romës. Maignan, që mbushi 30 vjeç këtë verë, ka afro 400 ndeshje profesionale, përfshirë 32 në Champions dhe 14 në “Europa League”, si dhe dy Kampionate Europiane me Francën. Kontrata e tij me Milanin skadon më 30 qershor 2026, por negociatat për rinovim janë ndalur. Portieri pëlqehet nga Chelsea, por ende nuk ka asgjë të dakorduar. Juventusi shpreson...