Nga ylli i “Anfield” në hije e vetvetes. Mohamed Salah, simbol i një Liverpool-i në krizë

Nga ylli i “Anfield” në hije e vetvetes. Mohamed Salah, simbol i një Liverpool-i në krizë

12 Nëntor 2025 14:45 Alfred Lleshi Pak muaj më parë, rinovimi i kontratës së Mohamed Salah konsiderohej mbi gjithçka në “Anfield”. Sulmuesi egjiptian, 33 vjeç, e mbylli sezonin e kaluar me statistika mahnitëse: 34 gola dhe 23 asistime, duke kontribuar fuqishëm në fitimin e Premier League (titullin e 20-të) nga Liverpool-i. Megjithatë, Salah që shndriti më parë, tani duket si kujtim i largët. Në këtë sezon është pothuajse zhgënjim. Në 10 ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm 2 gola, ndërsa aftësia e tij për të krijuar lojë dhe kërcënuar mbrojtjet kundërshtare është ulur ndjeshëm. Kundër Manchester City, performanca e tij ishte zhgënjyese: zero goditje në portë, një mundësi e humbur dhe zero driblime të suksesshme nga tri tentime. Statistikat sezonale tregojnë rënie: 5 gola dhe...