Më 17 nëntor konferenca ndërqeveritare me BE, Rama: Rekord, të gjitha kapituj të hapur brenda 1 viti

Më 17 nëntor konferenca ndërqeveritare me BE, Rama: Rekord, të gjitha kapituj të hapur brenda 1 viti

Më 17 nëntor Shqipëria mban konferencën e radhës me Bashkimin Europian për hapjen e grupkapitullit të fundit  “Bujqësia dhe Kohezioni”. Kryeministri Edi Rama shkruan se Shqipëria shënon rekord duke hapur të gjithë kapitujt brenda 12 muajve. “SHQIPËRIA E ARRITI TË PAMENDUESHMEN, TË GJITHË KAPITUJT E NEGOCIATAVE TË HAPUR BRENDA 12 MUAJSH – REKORD ABSOLUT NË PROCESIN E INTEGRIMEVE EUROPIANE Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE. Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027. Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, ne po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë, me një ekonomi që po rritet; me pensionet që po rriten; me pagën minimale që...