‘Debati në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese’, Balliu: Lubinë e kemi në drejtim të paditur, duhet të vinte sot këtu

‘Debati në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese’, Balliu: Lubinë e kemi në drejtim të paditur, duhet të vinte sot këtu

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese është përfshirë nga debate të ashpra gjatë diskutimit të buxhetit për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në qendër të përplasjes ka qenë mungesa e ministres dhe një sërë akuzash të forta nga opozita për afera korruptive me fondet publike. Deputeti i opozitës, Klevis Balliu ka kërkuar me këmbëngulje praninë e ministres në mbledhje, duke argumentuar se ajo ka detyrimin ligjor të mbrojë buxhetin më të madh në qeveri. “Ministrja vjen për buxhetin, se i kërkon paratë, sidomos kjo ministre që ka buxhetin më të madh,” deklaroi ai, duke shtuar me ironi se përgjigja e zëvendësministres “nuk e di” për vendndodhjen e saj, tregon një situatë problematike. “Me rrezik shumë shpejt nuk do ta dijë as SPAK-u se ku...