SYRI TV/ Shkodër – Rruga Ura Mesit-Bardhaj e amortizuar, banorët: Prej vitesh bashkia nuk vë dorë

SYRI TV/ Shkodër – Rruga Ura Mesit-Bardhaj e amortizuar, banorët: Prej vitesh bashkia nuk vë dorë

Segmenti rrugor Ura e Mesit-Bardhaj në Bashkinë Shkodër, është në gjendje të amortizuar. Banorët e zonës akuzojnë pushtetin lokal për mungesë investimesh, duke theksuar se prej vitesh në këtë aks rrugor nuk vihet dorë. Ata theksojnë se pavarësisht kërkesave drejtuar bashkisë, askush nuk ka vënë dorë Syri Tv Kjo është gjendja në segmentin rrugor Ura e Mesit - Bardhaj në Bashkinë Shkodër. Gropat e mbushura me ujë vështirësojnë lëvizjen e banorëve të disa zonave, pasi kjo rrugë lidh disa fshatra me njëra-tjetrën. Për banorët është turp që lihet në këtë gjendje. Ato i bëjnë thirrje bashkisë për ndërhyrje, teksa theksojnë se taksat i paguajnë rregullisht. Ky segment rrugor ndodhet vetëm pak km larg qytetit të Shkodrës, por pavarësisht ankesave duket se është lënë në harresë nga...