Përplasje në Komisionin për Infrastrukturën, Balliu – Ceno Klosit: Je hajdut, ke kaluar tonelata me drogë ne dogana

Përplasje në Komisionin për Infrastrukturën, Balliu – Ceno Klosit: Je hajdut, ke kaluar tonelata me drogë ne dogana

Një debat i ashpër ka shpërthyer sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën, ku deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, akuzoi rëndë deputetin socialist Ceno Klosi për përfshirje në veprimtari kriminale. Gjatë diskutimeve në komision, Balliu e akuzoi Klosin për “lidhje me krimin dhe trafik droge”, duke e quajtur “hajdut dhe kriminel”. “Je hajdut dhe kriminel. Ke kaluar tonelata me drogë në dogana. S’duhet të jesh këtu, por në burg,” deklaroi Balliu.