VIDEO/ Berisha nuk i ndahet gafave para mediave: Gilmando Dani, krahu i djathtë i Ervin Salianjit

VIDEO/ Berisha nuk i ndahet gafave para mediave: Gilmando Dani, krahu i djathtë i Ervin Salianjit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot sërish përmes një konference për shtyp lidhur me vrasjen e një dite më parë në Rinas, ku viktimë mbeti Gilmando Dani. Por teksa po lexonte mesazhin e një qytetari dixhital, Berisha bëri një gafë kur e quajti Danin krahun e djathtë të ish deputetit demokrat, Ervin Salianji, ndërkohë që nënkuptonte ish-ministrin e brendshëm të socialistëve, Ervin Hoxha. “Gilmando, krahu i djathtë i Ervin Salianjit, ka qenë në fushatë si badigard dhe financues për ministrin Gonxhe. Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ky që prish lokalet. Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani...