Balluku mungon, Këlliçi: Duhet të japë llogari për buxhetin dhe skandalin e Llogarasë

Balluku mungon, Këlliçi: Duhet të japë llogari për buxhetin dhe skandalin e Llogarasë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore, kërkoi respektimin e rregullores së Kuvendit, duke theksuar se vetëm ministrja e Infrastrukturës ka të drejtë të relatojë për projektbuxhetin në komision. Ai u shpreh se përfaqësimi nga zëvendësministra apo zyrtarë të tjerë është në kundërshtim me nenin 80 të rregullores, ndërsa kujtoi se Belinda Balluku është tashmë me statusin e të pandehurës nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë. “Kuvendi duhet të zbatojë rregullat dhe transparencën, sidomos kur bëhet fjalë për një zyrtare të akuzuar për korrupsion”, u shpreh Këlliçi. Këlliçi: Në nenin 80, pika 1 e rregullores së Kuvendit, është e shkruar e zezë mbi të bardhë. Në përputhje me kalendarin e punimeve, sipas nenit 79 pika 2 e kësaj rregulloreje,...