Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Spanja, më shumë se gjysmë viti pa Yamal. Rikthimi i yllit blaugrana pritet kundër… Messit
12 Nëntor 2025 13:55 Alfred Lleshi Pas mungesës për shkak të trajtimit të pubalgjisë, Lamine Yamal do të kalojë më shumë se gjysmë viti pa luajtur me kombëtaren spanjolle. Aktivizimi i tij i fundit me “La Roja” ishte në shtator, ndërsa mungoi në tetor për shkak të problemeve në pubis. Meqë pushimi tjetër i kombëtareve është në mes të marsit 2026, Lamine do të ketë plot 6 muaj pa veshur fanellën e Spanjës. Edhe pa yllin e Barcelonës, skuadra e Luis de la Fuente është pranë sigurimit të vendit të parë në grupin kualifikues për Botërorin 2026, përballë Gjeorgjisë dhe Turqisë. Spanja do të ketë mundësinë të luajë në mars “Finalíssima” kundër Argjentinës, ndoshta në Katar. Nëse ky skenar realizohet, do të shohim për herë...