Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Në Angli e quajnë “mini Rodri”, ylli i ri i mesfushës së Guardiolës ka ADN e “La Masia”
12 Nëntor 2025 14:02 Alfred Lleshi Manchester City i Pep Guardiolës duket se është rikthyer përfundimisht i plotë. Pas një sezoni të dobët dhe fillimi të vështirë këtë kampionat, skuadra ka përmbysur gjithçka. Shumë e prisnin këtë falë përforcimeve verore, nivelit të lartë të Doku dhe rikthimit të Rodrit, por në mungesë të vazhdimësisë së fituesit të “Topit të Artë”, ka qenë Nico González ai që ka shpërthyer fuqishëm. Mesfushori 23-vjeçar, i formuar në “La Masia” dhe i transferuar nga Porto për 60 milionë euro në janar, fillimisht pati vështirësi, shpesh qëndroi në stol. Por tani është bërë titullar i padiskutueshëm, duke luajtur nga 90 minuta në 4 fitoret radhazi, pas humbjes ndaj Aston Villa. Kundër Liverpool-it shënoi golin e parë të sezonit dhe dominoi...