“Pjesa më e madhe për burgjet”, Lamallari tregon si ndahet buxheti prej 15 miliardë lekësh i Ministrisë së Drejtësisë

“Pjesa më e madhe për burgjet”, Lamallari tregon si ndahet buxheti prej 15 miliardë lekësh i Ministrisë së Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka folur këtë të mërkurë, më 12 nëntor, në komisionin për Çështjet Ligjore për projektbuxhetin e vitit 2026. Gjatë fjalës së tij, Lamallari tha se buxheti i parashikuar për vitin e ardhshëm për këtë institucion kap shifrën prej rreth 15 miliardë lekësh. “Kemi pasur mundësinë që për buxhetin të rakordojmë paraprakisht me Ministrinë e Financave. Buxheti prej 14.96 miliardë lekësh për Ministrinë e Drejtësisë plotëson të gjitha nevojat. Prioritare mbetet pjesa e buxhetit për menaxhimin e burgjeve, për disa projekte të reja për burgjet, si edhe për godina të reja. Mjekësia ligjore, që qytetarët të përfitojnë nga ky buxhet. Do të kemi edhe një institut model për rajonin për trajtimin e të miturve. Për efekt kohe buxheti është shumë konciz,...