Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Ismail Syla: Gjuha e rënies
Ismail Syla Traktat për fjalorin e padukshëm të botës Nga Ismail Syla Fjala që bie Rënia është forma më e lashtë e komunikimit. Para se të kishte zë, para se të kishte fjalë, kishte rënie. Pika që bie, guri që rrëshqet, fryma që zgjatet, që të gjitha janë shprehje të një gjuhe që nuk ka nevojë për gojë. Në çdo rënie ndodh një fjalë që nuk shqiptohet, por ndjehet. Sepse, rënia është mënyra e botës për të treguar peshën e saj, për të kujtuar se çdo gjë që ekziston duhet të zbresë për të pasur kuptim. Kur bie diçka, ajo nuk zhduket, por e përkthen ajo veten në një gjuhë tjetër. Rënia është përkthimi i dritës në gravitet, i lartësisë në kuptim, i frymës në...