Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ndodh sërish, AKU bllokon edhe 75 tonë të tjera misër në Shkodër
Edhe 75 tonë të tjera misër blegtoral janë ndaluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër. Vetëm pak ditë më parë, AKU kishte bllokuar 25 tonë misër nga i njëjti subjekt eksportues, duke e çuar në 100 tonë sasinë totale të ndaluar për momentin. Misri është ndaluar në doganën e Hanit të Hotit me qëllim kryerjen e analizave laboratorike për të përcaktuar nëse ka prezencë të lartë të aflatoksinës B1. Deri ne daljen e analizave, misri do të qëndrojë i bllokuar. Top Channel