Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante në banesë një pistoletë, vihet në pranga 49-vjeçari në Lezhë

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante në banesë një pistoletë, vihet në pranga 49-vjeçari në Lezhë

Një 49-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, teksa gjatë kontrollit në banesë iu gjet edhe një pistoletë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas njoftimit për një rast dhune në familje, organizuan punën për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës dhe kapjen e autorit. Në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, u kap dhe u arrestua në flagrancë i dyshuari për rastin, shtetasi M. N., 49 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një armë pistoletë zhurmuese, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Top Channel