Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Kopshtet e pavarura të lumturisë”/ Vepra e Albri Bahushës vendoset në skenë nga i biri pas ndarjes nga jeta
Abel Brahusha është djali i dramaturgut të njohur Shkodran, Albri Brahusha, që u nda nga jeta në mënyrë të beftë një vit më parë, duke lenë në mes krijimtarinë artistike. Kështu mbeti vepra “Kopshtet e pavarura të lumturisë”, që Abel vendosi ti japë jetë si një homazh për të atin. “Këtë vepër e kam gjetur pak kohë pasi babai ndërroi jetë, e gjeta në laptopin e tij dhe më goditi që në titull. Komunikova me regjisorin Hervin Çuli, që ka punuar me babin edhe në 2002, kur vunë ‘Vizita e fundit’ në Trento të Italisë. Vendosa që me Çulin, ‘Kopshtet e pavarura të lumturisë’ të merrnin jetë’”, u shpreh Brahusha. Përmes kësaj tragjikomedie, bazuar në historinë e tij personale, dramaturgu reflekton përjetimet mbi realitetin e...