E lidhën dhe e dogjën në makinë, ish-partneri i të dashurës e kishte kërcënuar

E lidhën dhe e dogjën në makinë, ish-partneri i të dashurës e kishte kërcënuar

sulo halili GREQI- Policia greke po përpiqet të zbardhë vrasjen makrabre të 27-vjeçarit shqiptar, Sulo Halili, trupi i të cilit u gjet i karbonizuar dhe i lidhur në pjesën e pasme të një makine në zonën Skourta, Viotia. Hetuesit po përpiqen të bashkojnë copëzat e ngjarjes, ndërsa motivi i krimit mbetet ende i paqartë. Një nga pistat kryesore që po shqyrton policia është ajo e rivalitetit romantik, pasi nuk ka asnjë provë që viktima të ketë qenë e përfshirë në aktivitete të paligjshme. Sipas burimeve hetimore, një ish-partner i vajzës me të cilën 27-vjeçari kishte një lidhje e kishte kërcënuar më parë, çka ka shtyrë hetuesit të hetojnë mundësinë që krimi të ketë ndodhur për motive xhelozie. Ndërkohë, familjarët e viktimës pritet të paraqiten sot...