“KAYO, shoqëri e përfshirë në afera korruptive”, Balliu në komision: I jepen tendera me firmën e Ballukut

“KAYO, shoqëri e përfshirë në afera korruptive”, Balliu në komision: I jepen tendera me firmën e Ballukut

Deputeti Klevis Balliu është përplasur në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes me ministrin Pirro Vengu. Ai u shpreh se shoqëria KAYO e cila do të merret me prodhimin e armëve, është një shoqëri e lidhur me afera korruptive, ndërsa ka shtuar se tenderat jepen me firmën e zëvendës kryeministres Belinda Balluku. “Kompania Timak është një kompani që shet aksionet për 450 euro. Unë nuk e di nëse ka sens që të shesësh aksione të një kompanie me xhiro miliona euro dhe merr tendera miliona euro?! Kjo kompani do merret me prodhimin e armëve. Kjo kompani që bën këto kontrata fiktive. Kjo është për tu hetuar, jo për ti dhënë tendera miliona euro. Siguria e vendit nuk zgjidhet me afera korruptive”, tha Balliu....