“Projektbuxheti 2026, varfëron, shpopullon dhe…”/ Deputeti Bozdo: Pensionet nuk rriten, pretendimet s’janë të vërteta

“Projektbuxheti 2026, varfëron, shpopullon dhe…”/ Deputeti Bozdo: Pensionet nuk rriten, pretendimet s’janë të vërteta

Në një deklaratë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, deputeti Eno Bozdo kritikoi ashpër Projektbuxhetin e vitit 2026 të paraqitur nga qeveria, duke theksuar se ai nuk pasqyron pritshmëritë e shoqërisë dhe nuk ofron zgjidhje për problemet kryesore të vendit, si varfëria, shpopullimi, arsimi, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm. Bozdo shprehet se, në kundërshtim me ligjin, në Kuvend nuk kanë mbërritur ende aktet e paketës fiskale, të domosdoshme për të kuptuar se si do të mblidhen të ardhurat e buxhetit. Sipas tij, parashikimi për rritje ekonomike prej 4% është i pabazuar, duke u mbështetur vetëm tek sektori i ndërtimit dhe turizmit, ndërsa industria dhe bujqësia, që janë sektorët prodhues kryesorë, vazhdojnë të bien. Deklarata e plotë: Projektbuxheti i vitit 2026 i paraqitur në Kuvend...