Zgjedhjet në Vlorë, kur qytetarët i kthejnë shpinën politikës

Zgjedhjet në Vlorë, kur qytetarët i kthejnë shpinën politikës

Nga Tomor Merko Të dielën, 9 nëntor, për herë të parë në historinë e qytetit një grua, Vlora zgjodhi Bruna Mersinin qytetare të parë, me 78.44% të votave, në pjesëmarrje 12.54%, shifër që askush nuk e parashikoi në këtë nivel. Bruna Mersini ishte zgjedhja më e fortë përballë konkurrentëve. Por në ditën e zgjedhjeve Vlora bërtiti me heshtjen më të rëndë e të qartë që një vend mund të flasë. Nuk ishte thjesht pjesëmarrje e ulët a mospjesëmarrje masive. Ishte braktisje e plotë për një proces që qytetarët nuk e ndjejnë më si të tyre. As pushteti që fiton prej popullit, nuk i pa qytetarët e vet si bashkëpunëtorët që e kanë besuar e që do t’u kërkonte ta besonin sërish. Ky raport nuk u...