Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Befason Joshua, dëshiron të stërvitet me stafin e Usyk për rikthimin e tij në ring vitin tjetër
Kur Anthony Joshua të kthehet në ring, ai mund të ketë mbështetjen e Oleksandr Usyk dhe ekipit të stërvitjes së kampionit të padiskutueshëm të botës në peshën e rëndë. Joshua aktualisht është i pavendosur nëse do të punojë me ekipin Usyk në të ardhmen, por një partneritet i rëndësishëm mund të nisë mes dy boksierëve. Usyk u bë boksieri kryesor i peshës së rëndë i kësaj gjenerate me dy fitoret e tij ndaj Anthony Joshua dhe Tyson Fury në vitet e fundit. Ende i pamposhtur në ring, ukrainasi i mban të gjithë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Eddie Hearn, promotori i Joshua, saktësoi gjithçka në lidhje me këtë dëshirë të britanikut. “Joshua është në kërkim të vazhdueshëm për t’u përmirësuar dhe për të...