Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Atentati mafioz në Rinas, flet dëshmitari: Jam i tmerruar, ishte si film, pashë kallashnikovin kur po kaloja
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Rinas, ku si pasojë e një atentati mbeti i vrarë Glimando Dani dhe u plagos Muçi Sheqeri. Një dëshmitar që ishte prezent në momentin që ndodhi atentati mafioz, ka folur për “Euronews Albania”. “Kur po kaloja, dëgjova të shtënat. U tremba dhe pashë kallashin që u përdor. Automjeti u ndal, një person u vra dhe tjetri u plagos. Për mua është si një film, jam i shokuar dhe i tmerruar. Na largoi policia. Ata erdhën shpejt, por në atë moment nuk kishte prezencë policie,” rrëfen dëshmitari. Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit u ekzekutua në një atentat mafioz pasditen e së martës. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 menjëherë pasi viktima...