Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Hill vijon dëshminë pro Thaçit, ish-diplomati amerikan tregon marrëdhëniet me ish-krerët e UÇK-së
Për të tretën ditë me radhë, ish-diplomati amerikan Christopher Hill vazhdon dëshminë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë. Ndërsa u pyet se kush ishte përgjegjës për UÇK-në, Hill u shpreh se amerikanët nuk gjenin dot një pikë kontakti të konfirmuar për të folur për të ardhmen. “Sipas meje dhe në cilësinë time si i deleguar i posaçëm, unë e kisha të qartë dhe të tjerët ma kishin bërë të qartë se ne nuk e dinim se kush fliste për UÇK-në. Për shembull, zoti Demaçi fliste për rolin që ai kishte në UÇK, por askush nuk ma konfirmoi. Kishte shumë persona që prezantoheshin se flisnin në emër të UÇK-së. Problemi ynë ishte që nuk kishim një pikë kontakti të...