Një Bibël e re për shqiptarët/ “Besëlidhja e re Interlineare” bazohet në gjuhët origjinale

Një Bibël e re për shqiptarët/ “Besëlidhja e re Interlineare” bazohet në gjuhët origjinale

Për herë të parë lexuesi shqiptar do të ketë në dorë një Bibël të bazuar plotësisht nga gjuhët origjinale, aramaishtja, hebraishtja dhe greqishtja. “Besëlidhja e re Interlineare”, Bibla Pro vjen me një botim dygjuhësh, ku krah për krah tekstit greqisht, vendoset ai shqip, si kurorëzim i punës disa-vjeçare të përkthyesve, teologëve dhe gjuhëtarëve ungjillorë, me drejtues pastor Arben Pango. “Një përkthim i pastër, i rrjedhshëm, i përshtatshëm, për lexim dhe predikim të përditshëm. As gjë nuk është fshehur, fjala e Zotit bëhet e kuptueshme. Një version që do ta kishin zili shumë gjuhë të tjera“, u shpreh pastori Arben Pango. Qëllimi i këtij projekti është të ofrojë qartësi, saktësi dhe transparencë në përkthimin e tekstit biblik, duke ruajtur me besnikëri gjuhët origjinale, për ta bërë...