Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Mbi 80 plumba benzit jo të blinduar. Makinën Vis Kosova ja kishte dhënë G. Sh. Si përfundoi mjeti në dorën e Danit?
Nga Elton Qyno/ Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku Gilmando Dani dhe miku i tij, Mustafa Sheqeri u sulmuan nga 3 njerëz të armatosur duke sjellë vdekjen në vend të Danit. Gjatë këtyre orëve të hetimit, policia kriminale ka zbuluar se makina jo e blinduar tip "Mercedes-Benz", i përket Ervis Kosovës, djalit të biznesmenit të ndërtimit Arben Kosova. Sipas burimeve të gazetarit Elton Qyno, Kosova ia kishte dhënë makinën shtetasit Gentian Sh., një personazhi që në muajin Gusht 2025 mbeti i plagosur në afërsi të zonës së Komisariatit Nr.3 në Tiranë. Me sa duket, dyshimet janë se Gentian Sh, makinën e Ervis Kosovës, ia ka lënë në dorë të Mustafa Sheqerit ose Gilmando Danit, të cilët e kanë përdorur...