Zhvaste qytetarët me profilin e BKT-së, arrestohet 21 vjeçari nga Laçi. Si funksiononte skema e mashtrimit me kreditë

Zhvaste qytetarët me profilin e BKT-së, arrestohet 21 vjeçari nga Laçi. Si funksiononte skema e mashtrimit me kreditë

Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Smart Bank Phishing”, ku është vënë në pranga autori i mashtrimeve online me emrin e BKT, 2 të tjerë procedohen. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Smart Bank Phishing”, u arrestua Orlando Gjoka, 21 vjeç, banues në Laç. Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion për goditjen e krimeve kibernetike, duke zbuluar një skemë mashtrimi të sofistikuar me identitetin e një banke të njohur në vend. Operacioni “Smart Bank Phishing” Në kuadër të operacionit të koduar “Smart Bank Phishing”, të zhvilluar nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në bashkëpunim me Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe nën koordinimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi Orlando...