Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Detaje nga seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt, të pranishëm në gjyq Dumani dhe avokatët e palëve
Në GJKKO po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt, ku pritet që gjykata të vendosë nëse do të kalojë apo jo dosja për gjykim. Të pranishëm në seancë janë avokatët e palëve si dhe prokurori i SPAK, Altin Dumani. Mësohet se prokurori Ols Dado nuk ndodhet në seancë pasi sipas informacioneve ndodhet me detyrë jashtë vendit. Kujtojmë se SPAK ka kopsitur dosjen dhe e ka dërguar për gjykim për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.