Plagosi me thikë 30-vjeçarin, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij në Vlorë

Plagosi me thikë 30-vjeçarin, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij në Vlorë

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Vlorë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kanë plagosur me thikë një 30-vjeçar. Plagosja e të riut ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta. Në pranga është vënë autori Edi Latifaj. Policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin, Andreino Lena i cili ishte i përfshirë në konflik. Policia gjatë kontrollit sekuestroi një mjet prerës thikë dhe një armë gjahu pa leje. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi “Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 10.11.2025, në lagjen “24 Maji”, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të personave të tjerë të përfshirë në konflikt....