“Vendosët në krye të KAYO një mafioz”, Noka-ministrit Vengu: Ardi Veliu i zhytur në vrasje dhe afera kriminale

“Vendosët në krye të KAYO një mafioz”, Noka-ministrit Vengu: Ardi Veliu i zhytur në vrasje dhe afera kriminale

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, u përplas me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, lidhur me emërimin e Ardi Veliut në krye të KAYO-s. Noka u shpreh se Ardi Veliu është një njeri i ardhur nga skutat e mafies shqiptate, ndërsa theksoi se NATO duhet të ishte shëmbëlltyra e dinjitetit të shtetit, si një vend anëtar i aleancës euro-atlantike. Gjithashtu në fjalën e tij, Noka përmendi edhe një episod të së kaluarës, duke iu referuar një lajmi sipas të cilit Veliut i ishin vjedhur 600,000 euro në banesë gjatë kohës që shërbente si drejtor policie në Vlorë, një çështje që sipas tij u mbulua pa zbardhje të plotë. Akuzat u bënë edhe më të drejtpërdrejta kur Noka...