Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Benzi ku u vra krahu i djathtë i Shullazit në pronësi të tij? ‘Visi i garave’: Zot na ruaj, s’e mbaj mend të kem një makinë të tillë
Elvis Kosova, për të cilin u raportua se ishte pronari i automjetit tip Benz, me të cilin po udhëtonin Gilmando Dani, viktimë e atentatit të djeshëm dhe Muçi Shaljani (Sheqeri), ka reaguar lidhur me vrasjen e djeshme të ndodhur në aeroportit të Rinasit, duke mohuar çdo lidhje me ngjarjen. Në një koment në rrjete sociale Elvis Kosova, shkruan se automjeti është në pronësi të kompanisë. Kosova njihet si biznesmen në fushën e shitblerjes së automjeteve dhe zotëron edhe një biznes për makina me qira. “As nuk e mbaj mend ta kem pasur ndonjëherë këtë makinë. Nuk është në emrin tim fare, është në emër të kompanisë. Sa makina hyjnë e dalin nga kompanitë e mia, s’di, s’kam fjalë me këto. Zot na ruaj.”-shkruan Vis Kosova...