Skandal në Maqedoninë e Veriut, disa të arrestuar për abuzim me fondet IPARD

Skandal në Maqedoninë e Veriut, disa të arrestuar për abuzim me fondet IPARD

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar disa persona për abuzim dhe korrupsion me fondet IPA/IPARD të Bashkimit Evropian, që mbështesin zhvillimin rural të vendeve kandidate. Sipas mediave maqedonase, policia ka arrestuar drejtorin e Agjencisë Shtetërore për Pagesat e Ndihmës Kombëtare dhe Komunitare për Zhvillimin Rural, Ilia Stoilev, me akuzën e ryshfetit me qëllim miratimin e paligjshëm të financimit për një ndërmarrje bujqësore në vend. Stoilev, i cili vjen nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, dyshohet se ka rënë dakord me një ish-ministër të vendit për të marrë shumën prej 50,000 eurosh. Në total janë 4 persona të dyshuar për këto abuzime me fondet e BE-së, të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa disa të tjerë janë me masën “arrest shtëpie”....