Nën akuzë për korrupsion, shpallet i pafajshëm vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani

Nën akuzë për korrupsion, shpallet i pafajshëm vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Ilir Nishanin vëllain e ish-presidentit, Bujar Nishani, i cili akuzohej për korrupsion, pasi dyshohej se kishte marrë ryshfet në cilësinë e inspektorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Bashkë me të kaluan në gjykim, po për korrupsion, dy ish-zyrtarët e së njëjtës agjenci, Genci Hicka dhe Gerson Tafa, si edhe mjekët Konstandin Balloma dhe Besim Boçi. Sipas SPAK, në vitin 2020 tre zyrtarët e Mjedisit kanë marrë një ryshfet prej 30 mijë lekë nga dy mjekët Balloma e Boçi, në këmbim të mos gjobitjes për trajtimin e mbetjeve spitalore. Hetimi ndaj zyrtarëve të Mjedisit, nisi pas kallëzimit të mjekëve, të cilët përfunduan të pandehur në të njëjtën dosje më pas. I pafajshëm është shpallur edhe i pandehuri Genci Hicka....