Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Gërdeci”, Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes: Kam qenë gjyqtare e seancës paraprake
Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes “Gërdeci”. Ditën e djeshme në datë 11 nëntor, ajo i është drejtuar zv/kryetarit të GJKKO-së Erion Bani, të cilit i kërkon të largohet nga procesi. Gjyqtarja pretendon se është në kushtet kur nuk mund të jetë pjesë e gjykimit, pasi ajo ka qenë gjyqtare e seancës paraprake në këtë çështje dhe e mori gjykimin se i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar. Por në kushtet kur i pandehuri ndryshoi qëndrim dhe pranua kërkesa e gjykimit me procedurë të zakonshme, Irena Gjoka thotë se ndodhet në kushte papajtueshmërie që të vijojë këtë gjykim. E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut në seancën e djeshme, Gjoka tha se mori shkas për kërkesën e saj të largimit, edhe...