Shoqëronte Danin kur iu bë atentat, AMP nis hetimet për punonjësin e tyre, pezullon edhe zinxhirin komandues të strukturës së Operacionales

Shoqëronte Danin kur iu bë atentat, AMP nis hetimet për punonjësin e tyre, pezullon edhe zinxhirin komandues të strukturës së Operacionales

Pas atentatit të ndodhur një ditë më parë Në Rinas, ku u vra Gilmando Dani, dhe u plagos punonjësi i AMP që e shoqëronte, Muçi Shaljani, ka reaguar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Në deklaratën publike AMP bën me dije se kanë nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025, të Shaljanit. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.     Top Channel