Xhixho: Shqipëria në fund të rajonit për financimin e arsimit. Klientelizëm mbi dijen dhe të rinjtë

Xhixho: Shqipëria në fund të rajonit për financimin e arsimit. Klientelizëm mbi dijen dhe të rinjtë

Deputetja e Partisë Liberale, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale ka kritikuar ashpër projektbuxhetin 2026, duke e cilësuar atë si një buxhet për klientët e qeverisë dhe jo për arsimin, nxënësit, mësuesit apo ekonominë familjare të qytetarëve. Sipas Xhixhos, vetëm 2.5% e PBB-së shkon për arsim, shumë më poshtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe premtimi i harruar për 5% të PBB-së. Deputetja thekson se kjo situatë lë Shqipërinë përsëri në fund të rajonit përsa i përket financimit të arsimit, ndërsa vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi investojnë mbi 4% të PBB-së. Ajo kritikon mungesën e investimeve në infrastrukturën arsimore, digjitalizim, laboratorë dhe universitete, si dhe pagat e mësuesve që mbeten vetëm të indeksuara, pa rritje reale...