Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
E rëndë në Durrës, e goditi me grusht një i ri, humb jetën te Trauma 52-vjeçari
Foto ilustruese DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar 3 ditë më parë në Durrës, ku një 18-vjeçar ka qëlluar me grusht një 52-vjeçar, i cili ka humbur jetën në spitalin e Traumës në kryeqyteti. Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur pasi 52-vjeçari kishte ofenduar me fjalë një fëmijë të mitur. Ky i fundit i ka treguar ngjarjen të vëllait, i cili më pas është përballur me 52-vjeçarin dhe e ka goditur disa herë me grushte. I plagosur rëndë, 52-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku pas dy ditësh ka ndërruar jetë. Policia e Durrësit ka arrestuar 18-vjeçarin, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. NJOFTIMI I POLICISË Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.11.2025, në lidhje...