Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ia tregoi vendin”/ A ishte nisma për shkarkimin e Veliajt vetëm një lojë politike, Teliti: Si Rama ia ‘lidhi duart’…
Zhvillimet e fundit politike dhe ligjore rreth kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mund të kenë qenë më shumë sesa një përpjekje për vendosjen e drejtësisë, duke u interpretuar si një lëvizje e mirëkalkuluar politike nga ana e kryeministrit Edi Rama. Sipas nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, e gjithë situata, përfshirë arrestimet e drejtorëve të tij, ishte një iniciativë e kryeministrit me një qëllim të qartë: t’i tregonte Veliajt “vendin” dhe ta bënte të qartë se fati i tij politik ishte tërësisht në duart e Ramës. I ftuar në një studio televizive, Teliti tha se mesazhi i dërguar ishte i drejtpërdrejtë: kryeministri mund ta mbante në burg, ta shkarkonte, apo edhe ta rikthente në detyrë përmes një vendimi të Gjykatës Kushtetuese....